Bibe e Pjekur

loading...

Përbërësit:
1 bibë mesatare,
kripë, piper,
limon,
portokall,
100 gr gjalpë,
specall (spec i kuq i thare dhe i grire imet),
2 qepë,
2 karota,
kokrra misri,
bizele,
lulelakër etj.

Përgatitja:
Biba e pastruar dhe e fshirë kriposet, piperoset dhe fërkohet me lëng limoni. Hidhet pak specall në gjalpin e shkrirë dhe derdhet mbi bibë të vendosur në enë ku do të piqet.
Përreth vendosen qepët dhe karotat, mbështillet mirë me alufolie dhe futet në furrë me temperaturë 200*C, për t’u pjekur afro 3 orë.
Një orë para përfundimit të pjekjes, largohet folia në mënyrë që biba të skuqet nga të gjitha anët.
Servohet në pjatë të madhe ovale e rrethuar me bizele, lulelakër, misër, etj. dhe e zbukuruar me portokall.
Nga yndyra dhe lëngu i lëshuar gjatë pjekjes, përgatitet salca e cila bluhet në blender, kullohet dhe shërbehet veçan në enë salce me perimet garniturë.