Kifle me Forma te Ndryshme

loading...

Përbërësit:
2 qeska tharm buke,
1/2 lit qumësht,
2-4 lugë sheqer,
pak kripë,
2 vezë,
1 filxhan kafeje vaj,
1 sheqer vanileje,
afro 800 gr miell,
1 vezë për lyerje,
susam,
50 gr gjalpë.

Përgatitja:
Maja ulet në pak qumësht të vakët me 1 lugë të vogël sheqer dhe 1 lugë miell. Në qumështin e vakët shtohen tharmi i ardhur, vezët, vaji, kripa, sheqeri, sheqeri vanilje dhe mielli i situr.
Brumi përzihet dhe pak tundet me lugë druri e pastaj derdhet në tavolinë të përmillur dhe ngjeshet mirë e mirë gjersa të gatuhet një brum i butë dhe i lëmuar.
Brumi i butë vendoset në enë ku është zënë, lyhet me vaj për të mos krijuar kore, mbulohet për të ardhë dhe dyfishuar volumin për afro 2 orë në vend të ngrohtë.
Brumi i ardhur ngjeshet pak, ndahet në afro 20 toptha.
Hapen kuleçtë në madhësi pjate dhe, me ose pa djathë ose xhem brenda, mbështillen kiflet në forma të ndryshme.
Kiflet vijnë 30-40 minuta, kyçet furra në 190 gradë C, pastaj lyhen me vezë të tundur, u hidhet mbi susam, nga një copëz gjalpë dhe futen në furrë për t’u pjekur gjersa të fryhen e të marrin ngjyrë të kuqrremtë.
Mbulohen me pecetë për 10 min. që të zbuten, pastaj shërbehen.