Keks Torte

loading...

Përbërësit:
1/2 kg keksa”Petit beurre”,
100 gr sheqer pluhur,
250 gr gjalpë të zbutur,
150 gr çokollatë,
1 lugë rum,
100-150 gr arra të bluara,
2 dcl qumësht,
1 lugë sheqer.

Përgatitja:
Gjalpi i zbutur tundet me sheqer pluhur.Shtohen çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara. Masës i shtohet rumi dhe përzihet mirë.Nga 4×3 keksa për një shtresë,ulen në qumësht të vakët të ëmblësuar me sheqer.Lyhen me kremin e përgatitur.Njëlloj veprohet me tërë masën e keksave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë) kur duhet e tërë torta të lyhet mbi dhe anash me krem.Mbi hidhen arra të bluara, ose çokollatë e kaluar në rende.Pasi të ftohet mirë,torta pritet në katrorë.