Torte e çuditshme

loading...

Përbërësit:
7 ve
5 lugë sheqer
7 lugë miell
3 lugë marmeladë
1 pluhur për pjekurina

Për fillin nevojiten:

250 gr margarin
100 gr sheqer pluhur
100 gr çokoladë kuzhine
100 gr arra të bluara ose edhe rrush të thatë

Përgatitja:

Rrahim fillimisht të bardhat e vezëve me sheqer pastaj ia shtojme edhe të kuqtë e vezëve dhe i rrahim edhe pak.Pastaj shtojmë miellin,marmeladën dhe pluhurin për pjekurina.I përziejmë ngadal dhe i qesim ne tepsi me letër për pjekje apo të lyer me yndyrë dhe të përmillur që mos të ngjitet.Pjekim në temperaturë 180*C rreth 20 minuta.Kur të ftohet e prejmë në katrorë te vegjël(dmth e coptojmë)
SHkriejmë çokoladën dhe e lejmë të ftohet.Rrahim margarinën me sheqerin pluhur,i shtojme arrat e bluara dhe çokoladën. I përziejm mirë dhe në fund i qesim edhe copat e tortës,i përziejmë ngadal dhe i qesim në një tepsi,e shtrijmë mirë.Kur të ftohet e lyejmë përmi me shllag e mbi shllag muneni edhe me çokoladë pluhur(Nesquik)