Përpeq i zbuluar

loading...

Përbërësit
700 gr miell
ujë
kripë
1 luge vaj
300-500 gr djathë
100-150 gr mazë
2-3 vezë
1/2 luge miell misri

Përgatitja

Varësisht nga madhësia e tepsisë,ulet brumi me ujë të vakët,kripë dhe 1 lugë vaj.

Ndërkohë,djathi troshitet,i shtohen maza,vezët ,½ lugë miell misri dhe të gjitha përzihen mirë.

Ngjeshet brumi dhe tëhollohet.

Vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe mazë,kurse skajet depërtojnë përtej tepsisë.

Mbi petë shtrihet djathi i përgatitur me përbërësit e tjerë,kurse skajet e petës palosen nga brenda.

Mesi mbetet i zbuluar.

Nxehet furra në 250 gradë C, futet tepsia,pastaj ulet temperatura në 200 gradë C. Piqet për 30-40 minuta.

Në disa fshatra,mesi i përpeqit ngjyhet me bukë të nxehtë mrume.