Tavë kosi

loading...

Përbërësit:
500 gr mish qengji
700 gr kos
100 gr gjalpë
3 kokrra vezë
20 gr oriz
kripë
piper
vaj ulliri

Përgatitja:
Për përgatitjen e kësaj pjate, si fillim vendosim një tenxhere në zjarr, hedhim pak gjalpë dhe mishin e qengjit. E skuqim mirë mishin dhe i hedhim ujë dhe e lemë të ziejë.
Ndërkohë, në një tas hedhim vezët, kosin dhe me ndihmën e telit rrahës, i rrahim përbërësit deri sa të krijojmë një masë kremoze.
Pasi mishi është zierë, e nxjerrim nga lëngu i vet dhe e lëmë mënjanë.
Marrim tavën e dheut, hedhim pak vaj dhe i shtojmë orizin.
Më pas tek lëngu i mishit, hedhim përzierjen e kosit me vezën dhe i përziejmë deri sa të gjithë përbërësit të lidhen me njëri- tjetrin.
E hedhim masën e krijuar në tavën e dheut, e rregullojmë me kripën, i vendosim mishin përsipër, i hedhim piper dhe e fusim në furrë të piqet në temperaturën 200 gradë për 20 minuta.
Pasi tava e kosit është pjekur si duhet, është gati për t’u serviur.

Ju befte mir!