Gurabija me badem

loading...

Përbërësit

150 gr gjalpë
1 gotë sheqer pluhur
1 gotë të çajit vaj vegjetal
1 vezë
1 gotë të çajit nisheste
1 gotë të çajit Pluhur pjekje
miell

Përmbi

badema


Përgatitja:

I derdhni të gjithë përbërësit në një enë, i përzieni mirë njërin me tjetrin.

Do ta përfitoni një brumë që nuk ngjitet në duar, këtë brum e ndani në copa të vogla.

Ia japni formën e rrumbullakët dhe përmbi ia vendosni nga një badem, i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 160 gradë celsius.