Bukë shtëpije

loading...

Bukë shtëpije me një shije magjike dhe aromë mahnitëse të cilat mund ti përgatisni shumë lehtë vetë.

Përbërësit

500 ml qumësht të ngrohtë
1 lugë gjelle tharmë buke
1 lugë gjelle kripë
miell derisa të bëhet brum i pogaqës
të verdhë të vezës

Përgatitja

Në qumësht të ngrohtë hidhet tharmi i bukës dhe përzihen mirë me lugë druri. Shtohet kripa dhe tretet më pas ngadalë shtohet mielli derisa brumi të jetë i trashë sa për një pogaqë. Brumi lihet të pushoj për 30 minuta në vend të ngrohtë, më pas ndahen kulqët dhe sheshohen. Kuleqëve u ipet forma e trekëndëshit të paluar dhe lyhen me të verdhën e vezës, sipas dëshirës mund të ju shtohen edhe susam dhe farë të ndryshme. Lihen të pushojnë për 20 minuta dhe më pas piqen në temperaturë 250 gradë C. (buka mund të mbushet në mes me spinaq, djathë etj.. sipas dëshirës)