Briam

loading...

Përbërësit për 6-8 persona:
300 gr domate te buta,
1/2 filxhani caji vaj,
piper i zi i fresket,
pak sheqer,
1/3 e tufes majdanoz,
djath i bardh per servirje,
300 gr patellxhana mesatare,
200 gr kunguj,
200 gr patate,
200 gr qepe,
2 thelba hudher,
250 gr bishtaja te fresketa ose frigoriferi,
kripe.

Përgatitja:
Pastrojme dhe presim patellxhanet ne rrath rreth 2 cm. I fusim ne nje tas me uje te ftohte dhe kripe, i leme per 20 min qe tu iki shija e hidhur. Pastrojme dhe kungujt, patatet dhe qepet duke i prese ne rrathe.
Pastrojme hudhrat dhe i grijme imet. Nese perdorim bishtaja te fresketa, i lajme dhe i kullojme, u heqim bishtat dhe i presim rreth 4 cm. Lajme dhe pastrojme dhe domatet dhe i presim dhe keto ne feta. Gradojme furren ne 180*C.
Kullojme patellxhanet dhe i fshijme. Ne nje tigan te thelle ngrohim vajin ne zjarr te forte. Skuqim patellxhanet duke i kthyer ne te dyja anet vetem njehere sa te marrin ngjyre. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje kullese dhe me nje
luge i shtypim qe tu dale vaji. Vajin e ruajme.
Patellxhanet i vendosim ne nje tepsi. Keshtu vazhdojme dhe me perimet e tjera duke perfunduar me domaten. Ne cdo shtrese hedhim kripe, piper dhe sheqer.
Perziejme vajin qe ruajtem me gjysem filxhani caji uje te nxehte dhe ua hedhim perimeve per siper.
E mbulojme tepsine me leter alumini dhe e pjekim ne furre per 30 min. Heqim letren e aluminit dhe vazhdojme pjekjen edhe per 30 min te tjera. Pastrojme dhe lajme majdanozin, e grijme holle dhe ua hedhim perimeve persiper dhe e servirim me djathe te bardhe.