Kifle të mbushura me djathë

loading...

Perberesit:
6 dcl qumesht te vaket
1 luge tharem (maja birre,kvasac)
2 luge te vogla krip
1 luge te vogel sheqer
1 kg miell tip400
2 dcl vaj te nxehte
400 gr djath

Udhezimet:
Ne qumeshtin e vaket qesim maja birren,kripen dhe sheqerin.
Perziejme pak dhe e leme te mbuluar enen per 10 minuta.
Pastaj ne kete mase me qumesht qesim miell gradualisht duke e perzier.
Njekohesisht shtojme edhe vajin e nxehte dhe perziejme akoma derisa te behet nje brume i trashe qe nuk ngjitet per duar.
Kete brume e mbulojme dhe e leme ne vend te ngrohet qe masa te dyfishoje vellimin.
Pastaj marim brumin,qesim miell ne tavolinen e punes dhe shtrijme brumin me hollues.
Bejme me hollues nje pete ne trashesi te gishtit te cilen pastaj e prejme ne katrorka.
Ne secilen forme katrore qesim nga pak djath dhe i mbledhim qe te kater skajet e katrorit duke i bashkuar ne mes dhe duke i shtypur ne menyre qe mos te shkeputen gjate pjekjes.
Pastaj pasi i renditim ne taven per pjekje te mbuluar me leter per pjekje i leme edhe per 20 minuta qe te vijne akoma kiflet dhe pastaj i lyejme me te verdhe veze dhe i pjekim ne temeprature 200 grade derisa te marrin ngjyre te  kuqrremt.