Japrak me gjethe rrushi

loading...

Përbërësit:
gjethe rrushi
një gotë ujë oriz
½ kg qepë të njoma
2 tufa nenexhik
piper i zi
spinaq dhe lakra të tjera
5 copë hudhra të njoma

Përgatitja:
Gjetet e rrushit i ziejmë derisa të marrin valë.
Më pas i lëmë të kullojnë.
Grijmë qepët e njoma dhe i vendosim për t’u skuqur.
Më pas i hedhim erëzat dhe spinaqin( lakrat e tjera) dhe i trazojmë.
Në fund shtojmë orizin dhe i përziejmë mirë.
Do t’i hedhim masës që përgatitëm një gotë ujë që orizi të ziejë.
E heqim nga zjarri dhe e lëmë masën të ftohet pak dhe fillojmë që t’i mbledhim një nga një me gjethet e rrushit.
Mbasi i kemi mbaruar procesin e mbledhjes i vendosim në një tenxhere ku do të shtojmë pak ujë dhe vaj ulliri.
Pasi kemi mbaruar me shtrirjen e japrakëve i vendosim sipër një pjatë të rëndë.
Zjarri duhet të jetë në temperaturë të ulët në mënyrë që japrakët të zien ngadalë.